“Shpërthen” në PDK-në e Drenasit, Bazaj në odën e tij “godet” Lladrovcin, ja kënd e pret aty

Aktuale

“Shpërthen” në PDK-në e Drenasit, Bazaj në odën e tij “godet” Lladrovcin, ja kënd e pret aty

Nga: B.S Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:14
Naim Bazaj në odën e tij e ka pritur kundërkandidatin e Ramiz Lladrovcit, Isa Xhemajlaj, që është kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e Nisma për Kosovën.

Ish kandidati për deputet nga PDK, Naim Bazaj, tashmë haptas ka dalë kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës, Ramiz Lladrovcit.

Nga disa foto të publikuara sonte, shihet se Naim Bazaj në odën e tij e ka pritur kundërkandidatin e Ramiz Lladrovcit, Isa Xhemajlaj, që është kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e Nisma për Kosovën.

Përveç Xhemajlajt, aty ishte edhe Jakup Krasniqi dhe një numër i madh i simpatizantëve të NISMA-së.

Kjo është edhe një goditje për Ramiz Lladrovcin dhe PDK-në në Drenas, degë në ë cilën kanë shpërthyer pakënaqësi të shumta me kandidimin e Lladrovcit nga Kadri Veseli për të parin e Komunës, shkruan “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat