Dita e 28-të e fushatës zgjedhore

Aktuale

Dita e 28-të e fushatës zgjedhore

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 07:39
ilustrim

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorë të lagjes "Kodra e Trimave". (Ish-selia e Shërbimit Shëndetësor "Nëna Terezë", ora 10:00)

LDK mban tubim përmbyllës zgjedhor në Podujevë. (Sheshi i Qytetit në Podujevë, ora 12:00)

Nisma për Kosovën mban tubimin përmbyllës në Ferizaj. (Ora 14:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Viti. (Shtëpia e Kulturës, ora 16.00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin qeverisës për kryeqytetin. ("Sheshi 21" në Prishtinë, ora 17:00)

AAK mban tubim zgjedhor me qytetarë në Deçan. (Sheshi para Komunës, ora 17:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Ferizaj.(Shesh i qytetit, ora 17:30)

Nisma për Kosovën mban tubimin përmbyllës në Prizren. (Shatërvan, ora 18:00)

AAK mban tubim zgjedhor me qytetarë në Istog. (Sheshi  para Shtëpisë së Kulturës, ora 18:30)

AAK mban tubim zgjedhor me gra në Rogovë të Hasit. (Salla e Sporteve, ora 21:00)

Nisma për Kosovën mban tubimin përmbyllës në Shtime. (Salla e Kulturës, ora 19:30)

AAK mban tubim zgjedhor me gra në Gjakovë. (Restaurant “Roma”, ora 20:00)

LDK mban tubim zgjedhor në fshatin Astrazub të Malishevës. (Shtëpia e Kulturës në Astrazub, ora 20:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat