Hoxha kërkon rritje të angazhimit në proceset integrues

Aktuale

Hoxha kërkon rritje të angazhimit në proceset integrues

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:25
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot, David Cullen, shef i Njësisë DG D3 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian, ku u theksua se dinamika e procesit integrues do dinamizuar.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ministrja Hoxha theksoi se të gjithë akterët, janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentet e prioriteteve, si dhe me limitet kohore për zbatim.

"Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona, si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane", theksoi Ministrja Hoxha.

Sipas një komunikate të MIE-së, diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.

Ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).

Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim.

Përveç për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Adminstratës Publike, Cullen gjithashtu ka diskutuar për Menaxhimin e Financave Publike, duke u përqendruar në fushën e administratës dhe financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat