3 mijë euro gjobë Selim Pacollit për vozitjen e kamionit të ‘pastrimit’ - Bota Sot
3 mijë euro gjobë Selim Pacollit për vozitjen e kamionit të ‘pastrimit’

Aktuale

E mërkurë, 22 nëntor 2017

3 mijë euro gjobë Selim Pacollit për vozitjen e kamionit të ‘pastrimit’

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:49
Selim Pacolli

PZAP-i ka dënuar 3 mijë euro AKR-në për shfrytëzimin nga Selim Pacolli të pasurisë së “Pastrimit” për fushatë.

Shfrytëzimi i ndërmarrjes publike në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje është i ndaluar sipas Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Por, një gjë e tillë nuk paraqiti problem për kandidatin e AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, i cili në një video voziti kamionin e ndërmarrjes për pastrimin e mbeturinave “Pastrimi”.

Pacolli për një veprim të tillë të ndaluar është gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me 3 mijë euro.

Pas publikimit dhe shpërndarjes së një spoti publicitar ku Pacolli shihet duke shfrytëzuar asete të ndërmarrjes publike “Pastrimi” në Prishtinë për qëllime të fushatës politike, BIRN dhe Internews Kosova kanë depozituar pranë PZAP-it një ankesë ndaj Pacollit për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

Paneli në vendim ka pranuar si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova dhe ka konstatuar se provat e ofruara nga parashtruesi i ankesës “në mënyrë të padyshimtë” kanë provuar shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Neni 35.1 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ndalon përdorimin e hapësirave dhe pasurisë publike në fushatë

Në përgjigjen në ankesë, subjekti politik AKR deklarohet se “ankesa e bërë ndaj tyre nuk qëndron pasi që kandidati për kryetar të komunës Selim Pacolli në spotin publicitar ku ka përdorur mjetin e kompanisë së pastrimit ‘Pastrimi’ në asnjë moment nuk ka përdorur slogane të partisë AKR apo numrin zgjedhorë që e identifikon subjektin”.

Mirëpo ky arsyetim nuk është marrë parasysh nga paneli në vlerësimin nëse ka ekzistuar shkelja apo jo.

Për më tepër, Paneli ka konsideruar arsyetimin e AKR-së si shmangie nga pranimi i shkeljes dhe kjo rrethanë, sipas vendimit, “ka ndikuar në lartësinë e gjobës së shqiptuar si në dispozitiv të vendimit”.

BIRN dhe Internews Kosova në vazhdimësi ka përcjellë fushatën dhe ka dërguar ankesa në PZAP ndaj të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale dhe si rezultat i shkeljeve të raportuara janë shqiptuar gjoba për subjektet dhe kandidatët.

Dje subjektet politike janë dënuar në vlerën e 18 mijë eurove nga ankesat e BIRN dhe Internews Kosovës në PZAP.

Gjoba prej 18 mijë eurove nga këto ankesa të BIRN dhe Internews Kosova janë shqiptuar edhe para 5 ditësh./Kallxo

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test