KQZ ka akredituar mbi 33 mijë vëzhgues

Aktuale

KQZ ka akredituar mbi 33 mijë vëzhgues

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:25
Komisioni Qendror Zgjedhor

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar deri më tani rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, derisa sot ka akredituar gjithsej 824 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Miradije Mavriqi nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka kërkuar akreditimin e 824 vëzhguesve nga 22 organizata që i takojnë grupit të shtatë për akreditim të vëzhguesve.

Mavriqi po ashtu ka kërkuar nga KQZ që të tërhiqen nga akreditimi dy vëzhgues nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren.

Mavriqi: Zyra rekomandon akreditimin e 824 vëzhguesve

“Për akreditim të 824 vëzhguesve, zyra konstaton se dokumentacioni i aplikimit për akreditim të vëzhguesve është kompletuar konform legjislacionit në fuqi...Të iu tërhiqet akreditimi i dy vëzhguesve nga subjekti politik Vetëvendosje të cilët janë njëherit edhe komisionar, ashtu na ka njoftuar zyrtari komunal, zyra në bazë të asaj kërkese të zyrtarit komunal rekomandon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të bëhet tërheqja e këtyre dy vëzhguesve”, tha ai.

Në këtë mbledhje, gjobat që PZAP i ka vënë subjekteve politike për pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në tubime zgjedhore nga anëtarët e komisionit janë konsideruar si të padrejta duke kërkuar që të bëhen shkresë shpjeguese nga paneli zgjedhor.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se KQZ asnjëherë nuk ka pasur për qëllim që t’ia ndalojë dikujt që të marrë pjesë në tubime zgjedhore.

Gjoshi: KQZ nuk ia ndalon askujt pjesëmarrjen në prezantimet publike

“Është absurde që me u dënu dikush pse i merr fëmijët e vetë në prezantimin e vetë publik... Komisioni Qendror Zgjedhor asnjëherë nuk ka pasur për qëllim që t’ia ndaloj dikujt pjesëmarrjen e aq më pak pjesëmarrjen e familjarëve të kandidatëve të subjekteve politike të cilët konsideroj se vetë prezantimi i familjes është një vlerë e shtuar”, tha ai.

Ndërkaq, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë çështje tha se është keqkuptuar kjo rregullore duke sqaruar se ideja e neni 5.2 i rregullores 13/2013 ka qenë që gjatë orarit të punës të mos shfrytëzohet resurset shtetërore për fushat zgjedhore, e jo të ndalojë pjesëmarrjen e individëve të caktuar në tubimet zgjedhore.

Ndërkaq, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka njoftuar se të gjitha materialet zgjedhore kanë arritur në depot e KQZ.

Ai po ashtu bëri të ditur se deri më tani janë trajnuar mbi 17 mijë komisionarë dhe se një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndjeshme janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-së.

Halimi: 17 mijë e 635 komisionar janë trajnuar

”Deri më tani janë mbajtur 718 seanca të trajnimit me një pjesëmarrje prej 17 mijë e 635 komisionerë të trajnuar....Një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndiheshe janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-ve dhe në tabelën e fundit i keni të prezantuar planin me të cilin planifikojmë që ditën e shtunë ta shpërndajmë materialin sensitiv, fletëvotimet dhe gjithë materialet, pra sensitiv nga depoja qendrore në depot komunale”, tha ai.

Në këtë mbledhje të KQZ është miratuar edhe platforma për raportimin e shkeljeve zgjedhore Ushahid, si dhe është bërë zëvendësimi i Nenad Rickalos, ish-anëtarin e saj nga radhët e Listës Serbe me anëtarin e ri, Stevan Veselinovic.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar edhe orarin e mbajtjes së konferencave në ditën e zgjedhjeve lokale, duke filluar nga ora  08:00 mbahet konferenca e parë, e dyta në 11:30, e treta në 15:30 dhe e katërta në ora 20:00.

Ndryshe, të dielën në ora 07:00 hapen të gjitha qendrat e votimit ndërkohë që në garë për këto zgjedhje janë 91 subjekte politike.

KQZ akrediton edhe 824 vëzhgues

Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar edhe grupin e shtatë të vëzhguesve i cili përfshinë gjithsej 22 organizata dhe 824 vëzhgues.

Nga sekretariati i KQZ-së, Enis Halimi, se materiali zgjedhor ka arritur në depot e tyre ndërsa materiali zgjedhor i cili nuk është i ndjeshëm është shpërndarë edhe në disa qendra të vendvotimeve.

Ai po ashtu bëri të ditur se rreth 17 mijë komisionerë janë trajnuar gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për gjobat e PZAP-së ndaj subjekteve politike që kanë përfshirë fëmijët e tyre në tubime zgjedhore ku u tha se duhet të bëhen disa shpjegime pasiqë kjo është e pa kuptimtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat