SHBA do të vazhdojë të mbështes bujqësinë në Kosovë

Aktuale

SHBA do të vazhdojë të mbështes bujqësinë në Kosovë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:09
Nenad Rikalo në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe për objektivat e ministrisë për vitet e ardhshme.

Rikalo falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural.

 Ai me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin lidhur me programet mbështetëse të Ministrisë për vitin e ardhshëm, të cilat tashmë janë duke u hartuar, ku përmes të cilave ministri theksoi se do të gjejnë mbështetje fermerët e gjithë territorit të Kosovës.

 Ministri Rikalo shprehi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe ambasadës amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat