Bytyqi: Stop trafikimit me qenie njerëzore

Aktuale

Bytyqi: Stop trafikimit me qenie njerëzore

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:01
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore është e rëndësishme dhe se institucionet duhet të kontribuojnë që kjo dukuri negative sa më parë të jetë e minimizuar që të mos ketë viktima të pafajshme.

Ai para shumë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, theksoi se MAShT ka organizuar shumë aktivitete në shkolla për parandalimin e trafikimit përmes edukimit.

“MAShT, përmes programeve të ndryshme të fushave mësimore, të kurrikulave, do të ofrojë një edukim sa më të mirë për nxënësit tanë, në mënyrë që ta parandalojmë trafikimin dhe viktimat të jenë zero”, tha ai.

Duke iu drejtuar mësimdhënësve, ministri Bytyqi tha se është obligim që të punojmë bashkë dhe shumë, që fëmijët t’i edukojmë në një frymë dhe cilësi të lartë.

“Sa më shumë që punojmë dhe i edukojmë ata, konsideroj se edhe dhuna e kësaj forme të egër do të jetë shumë më e vogël. Sot po i themi ‘stop trafikimit të qenieve njerëzore’. Mos heshtni. Ne mund ta ndalojmë dhe këtë do ta bëjmë nëse jemi të gjithë bashkë, e të vendosur që ta ndalojmë”, tha ministri Bytyqi.

Muaji Antitrafikim shënohet për çdo vit në Kosovë, ndërsa këtë vit fillon në Ditën Ndërkombëtare të BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat