Franca e gatshme për bashkëpunim policor me Kosovën

Aktuale

Franca e gatshme për bashkëpunim policor me Kosovën

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:15
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim.

Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë.

Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadori francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat