Rektori Vataj po merr pjesë në Konferencën e shkencave aplikative në Turqi

Aktuale

Rektori Vataj po merr pjesë në Konferencën e shkencave aplikative në Turqi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:59
Ramë Vataj merr pjesë në Konferencën e shkencave aplikative në Turqi

Nën organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Universitetit Ankara dhe Univeristetit Hacettepe të Turqisë, sot në Antali ka filluar punimet Konferenca e parë ndërkombëtare e shkencave aplikative.

Siç njofton UPZ, në konferencë po marrin pjesë mbi 170 pjesëmarrës nga 42 universitete. Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka bërë hapjen e konferencës, ku në fjalën e tij, Vataj theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me universitetet e Turqisë dhe për organizimin e konferencës.

Ndërkaq, Senatori i Universitetit Ankara Prof. Dr. Timur Gultekin foli në hapjen e konferencës, duke theksuar rëndësinë që ka për Turqinë, Universiteti i Prizrenit.

Në konferencë kanë marrë pjesë nga stafi i Univeritetit të Prizrenit profesorët Luan Vardari, Serdan Kervan dhe Nazli Tufekqiu, si koordinatorë të konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat