Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së

Aktuale

Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:29
Blerim Dina dhe Sami Lushtaku

Shaban Lushtaku, i cili në videot e publikuara në Insajderi, shihet teksa hynë në objektin ku jeton shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, është ndalur nga Policia për 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur, avokati i Shaban Lushtakut, Ilir Ramaj.

Sipas Ramajt, klienti i tij Lushtaku, të martën në mbrëmje është intervistuar nga Policia e Kosovës ndërsa të mërkurën rreth orës 18:00 është ndalur nga Policia për 48 orë.

“Kjo është bërë me urdhër të prokurorit dhe pritet që brenda 48 orëve të dalë para gjykatës”, ka thënë Ramaj.Ai ka konfirmuar se arsyeja ka të bëjë me raportimin e Dinës që kishte thënë se Shaban Lushtaku së bashku me Naim Sallahun, pronar të kompanisë “Sallahu” e kishin ndalur në një rrugicë në kryeqytet, duke i kërkuar që të takohej me Sami Lushtakun, kryetarin  aktual të Skenderajt.

Avokati i Shaban Lushtakut, tha se arsyeja e ndalimit të klientit të tij ka të bëjë pikërisht me këto pretendime të Dinës.

Polciia mbrëmë kishte deklaruar se kishte arrestuar një person, por pa e cekur se kush ishte ndaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat