Morina: 60 milionë euro rrinë në Qeveri, shkak paaftësia lokale

Aktuale

Morina: 60 milionë euro rrinë në Qeveri, shkak paaftësia lokale

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 22:54
Naser Morina

Kandidati i PD-së për komunën e Gjilanit, Naser Morina ka thënë se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr me këtë qytet.

“PD është ngritur në këmbë të veta, ka edhe kandidat për Gjilanin, edhe po ec me hapa tutje”.

“Unë vij nga sfera e shkencës dhe jam personi i duhur që i duhet Gjilanit sot për sot”.

Morina në Magazina Lokale ka treguar edhe disa nga pikat kryesore që përfshihen në programin e tij qeverisës për Gjilanin.

“Në disa pika kryesore – administrata lokale, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, ambienti, bujqësia, zhvillimi ekonomik, familja dhe gruaja, sporti, janë vetëm disa koncepte themelore që kemi zbërthyer”.

Morina ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë shumë telashe dhe i brengosin shumë probleme.

“Problemi i higjienës në Gjilan është problem jetik. Arsimin e kemi në gjendje të rëndë”.

“Nga tërmetet ka pas pëlcitje të pendës së Përlepnicës”.

Morina ka përmendur edhe disa milionë euro, që sipas tij, janë “humbur” nga paaftësia e qeverisjes lokale.

“Sot rrijnë në qeveri 60 milionë euro nga një marrëveshje me qeverinë hungareze. Ato mjete presin për shkak të paaftësisë së qeverisjes lokale. Ligji është shkelur me dy këmbët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat