Pacolli: Nuk isha në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit

Aktuale

Pacolli: Nuk isha në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 23:01
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se vizita e tij në Mal të Zi, si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, nuk është bërë për çështjen e Demarkacionit.

“Vizita ime në Mal të Zi nuk ka qenë për të biseduar për Demarkacionin dhe është interpretuar keq. Kam marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, dhe e falënderoj që në çdo samit dhe takim ku unë kam qenë ai e ka mbrojtur Kosovën me zili”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se "ka qenë e planifikuar edhe vizita në Maqedoni por për shkak të takimit në New York, kemi vendosur që kjo vizitë të bëhet me datën 25 të këtij muaji".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat