Diskutohet për implementimin e strategjisë kundër ekstremizmit

Aktuale

Diskutohet për implementimin e strategjisë kundër ekstremizmit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 07:10
Ilustrim

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mban tryezën e rrumbullakët mbi implementimin e Strategjisë Nacionale, si dhe planit të veprimit në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpije në terrorizëm 2015 – 2020.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbështetet dhe të shihet implementimi i Strategjisë në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, do të diskutohen sfidat që dalin nga ekstremizmi i dhunshëm në një perspektivë më të gjerë. Ekstremizmi i dhunshëm nënkupton çdo lloj veprimi nga grupet ose individët që përdorin forcën për të arritur ideologji të caktuara politike, religjioze ose nacionaliste.

Kjo ngjarje përfshin prezantime nga përfaqësues së Komunës së Mitrovicës nga të dy anët, Komandanti i Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut dhe ai në Mitrovicën e Veriut, Përfaqësues i Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe përfaqësues nga Kisha Ortodokse në Mitrovicë. Po ashtu në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të larta vendore dhe ndërkombëtare, si dhe aktivistë të shoqërisë civile nga të dyja anët e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat