Kërcënimet ndaj shefit të OSHP-së – reagon Lushtaku

Aktuale

Kërcënimet ndaj shefit të OSHP-së – reagon Lushtaku

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:23
Dina ishte frikësuar nga dy persona të cilin kish provuar që me dhunë të pinë kafe me të.

Shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina, ishte tmerruar pasditen e së hënës kur ishte duke u kthyer nga puna. Dina ishte frikësuar nga dy persona të cilin kish provuar që me dhunë të pinë kafe me të.

Lidhur me këtë rast Dina thotë se Nuri Sallahu dhe Shaban Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut e kishin kapur për krahu për ta dërguar me zor në një kafene me Sami  Lushtakun.

Pas tri ditëve heshtje për këtë rast ka reaguar vetë Lushtaku. Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se askush nuk ka të drejtë ta përdor emrin e tij, qoftë edhe nëse është vellau i Lushtakut.

“Më ka shqetësuar fakti se këto ditë më është përmendur emri im. Askush nuk ka të drejtë të thirret apo të përdor emrin tim edhe po të jetë ai vëllau apo djali im. Unë kërkoj nga drejtësia që sa më shpejt të zbardhet e vërteta në rastin në fjalë”, ka thënë Lushtaku.

Dina kishte deklaruar se po i bëjnë presion për dy tenderë.  Njëri prej tyre është tenderi multimilionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Lotin e pestë të tenderit e ka fituar kompania “Sallahu”, pronë e Naim Sallahut. Oferta e kësaj kompanie peshon 21 milionë euro. Aksione në këtë kompani kanë familjarë të afërt të Sami Lushtakut, i cili u përfol si njëri prej atyre që ka bërë presion tek Blerim Dina.

Lushtaku dje ka folur për Insajderin. Ka mohuar se ka thirrur në telefon Dinën dhe se nëpërmjet dikujt tjetër ka kërkuar që ta takojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat