KEDS - partive politike: Mos na bëni pjesë të fushatës elektorale

Aktuale

KEDS - partive politike: Mos na bëni pjesë të fushatës elektorale

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:56
KEDS

KEDS-i përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos e bëjnë këtë kompani pjesë të fushatës zgjedhore dhe garave politike.

“KEDS trajton të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake apo pozitën zyrtare dhe respekton plotësisht privatësinë e çdo konsumatori”, thuhet në komunikatë.

“Ne si kompani private, sigurojmë që të përmbushim misionin tonë që të furnizojmë konsumatorët me energji elektrike dhe t’u ofrojmë atyre shërbimet më të mira të mundshme”, përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat