Visar Ymeri në Gjilan: Sami Kurteshi e do Gjilanin me mendje e me zemër

Aktuale

Visar Ymeri në Gjilan: Sami Kurteshi e do Gjilanin me mendje e me zemër

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:10
Visar Ymeri

Në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Kryetari Visar Ymeri është shprehur i bindur që nga salla ku sot ishin mbledhur, do të dalin fitimtarë, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Në këto zgjedhje këtu në Gjilan i keni disa kandidatë për kryetar. E keni Sami Kurteshin e VETËVENDOSJE!-s. E keni Lutfi Hazirin e PDK-së. Më falni të LDK-së. Njëjtë gabova edhe para 3 netëve në një tubim në Gjilan. U çu njëri pjesëmarrës e më përmirësoi, tha që Luta është i LDK-së e jo i PDK-së. Se di... Luta është i LDK-së aq sa është Elmi Reçica i PDK-së. Këta të dy janë të ShIK-ut”, ka thënë Ymeri në këtë tubim.

“Samiu ka qenë i burgosur politik, është bërë aktivist i të drejtave të njeriut, është zgjedhur avokat i popullit, është zgjedhur deputet i popullit. Tash po bëhet kryetar i qytetarëve të Gjilanit. Luta ka qenë zëvendëskryeministër i Thaçit, është bërë deputet, është bërë kryetar i Gjilanit, e qe besa i duhet ta gjejë një avokat të mirë për ta shpëtuar nga burgu për keqpërdorimet e korrupsionin. Nuk e di të ketë një avokat çudibërës në Kosovë”, ka thënë me tej Ymeri.

Ymeri ka thënë po ashtu se  Sami Kurteshi e do Gjilanin, me mendje e me zemër, me ç’rast iu ka thënë qytetarëve të Gjilanit që ta votojnë sa më masivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat