Kurti e Avdiaj në një tjetër odë të Istogut, priten nga shumë qytetarë

Aktuale

Kurti e Avdiaj në një tjetër odë të Istogut, priten nga shumë qytetarë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:26
Kurti e Avdiaj

Pas takimit me disa qytetarë të fshatit Uçë të Komunës së Istogut, bashkë me kandidatin për kryetar komune, Agron Avdiaj, mbrëmë Albin Kurti ka vizituar fshatin Syne, ku bashkë me Avdiajn janë pritur në një odë të fshatit.

Avdiaj, nëpërmjet Facebook-ut, ka theksuar se tubimi në të cilin është pritur ai e Kurti, ishte madhështor dhe se kanë biseduar me qytetarët për problemet e tyre më të mëdha.

Image

“Syneja ka vendosur që me mendje e me zemër t’i prinë ndryshimit në Istog. Bashkë me deputetin Albin Kurtin mbrëmë ishim në fshashtin Syne, ku u pritëm me një tubim madhështor. Nga aty e kuptuam se ndryshimi në Istog është i pashmangshëm.  Me banorët e fshatit biseduam për problemet dhe hallet e tyre, mundësinë e përmirësimit për kushtet e jetës si dhe për zhvillimit e kësaj zone të lënë krejtësisht pas dore nga qeverisja komunale”, ka shkruar Avdiaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat