Veseli: Ushtria, çështje muajsh - po e presim dritën e gjelbër nga SHBA'ja

Aktuale

Veseli: Ushtria, çështje muajsh - po e presim dritën e gjelbër nga SHBA'ja

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot për planet për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

I pyetur se kur do të themelohet Ushtria e Kosovës, Veseli bëri të ditur gjatë një interviste në RTK se janë pritje të marrjes së dritës së gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Vendimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës... është duke u menduar vetëm partneriteti i SHBA'së. Edhe ne do të ecim", është shprehur Veseli.

"Ne do të ecim fuqishëm dhe shpejt", ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit.

"Në momentin kur arrijmë që partneriteti me SHBA'në dhe partnerët e tanë të tjerë në NATO, të marrim dritën e gjelbër, ne do ta kryejmë", ka thënë Veseli.

"Se do të jetë Ushtria, dhe se kjo çështje është vetëm punë muajsh, kjo është 100 për qind që do të jetë, dhe nuk ka kthim prapa, për aq sa është i përjetshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës", ka deklaruar kreu i PDK'së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat