Kurti: Avni Zogiani do të jetë kryetar i Fushë Kosovës të dielen

Aktuale

Kurti: Avni Zogiani do të jetë kryetar i Fushë Kosovës të dielen

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:29
Albin Kurti

Deputeti Albin Kurti në tubimin zgjedhor përmbyllës në Fushë-Kosovë, ka thënë se zgjedhjet me numra të tjerë nuk janë zgjidhje, dhe se zgjidhja qëndron vetëm në numrin 10. Ai ka përmendur dëmin që i është shkaktuar kësaj komune nga procesi i privatizimit, teksa ka theksuar se Avni Zogiani ka qenë një prej kundërshtarëve më të zëshëm të këtij procesi.

“Që prej 11 qershorit të këtij viti, ne jemi të parët, ne jemi fitimtarë. Me 22 tetor, jo vetëm që fiton Avni Zogiani, por fitorja që e vërteton ky tubim madhështor i juaji sonte, e merr emrin Avni Zogiani. Këtij aktivisti të paepur, këtij intelektuali mendjemprehtë dhe këtij qytetari zemergjerë”, ka thënë Kurti, duke ftuar qytetarët që masivisht të votojnë për Zogianin.

Më tej, ai ka ironizuar me Burim Berishën, kryetarin aktual. Kurti ka thënë se qytetarët janë lodhur me Burimin, por edhe se ky i fundit është lodhur sepse tha që është pjesë e një partie të lodhur.  

“Durimi është 3 ditë. Duroni edhe 72 orë. Sepse të dielën mbrëma, Burimin e bëjmë hor”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat