Enver Hasani flet për procesin ndaj tij, ja çfarë thotë për dëshmitarët

Aktuale

Enver Hasani flet për procesin ndaj tij, ja çfarë thotë për dëshmitarët

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:42
Enver Hasani

Tashmë i dënuar me 1 vit burg me kusht, ish-rektori i UP-së e ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në Rubikon, ka thënë se të tre dëshmitarët kanë qenë të shantazhuar.

Hasani ka thënë se asnjë person tjetër nuk e ka përmendur emrin e tij, përpos tre dëshmitarëve.

“Asnjë dëshmitarë tjetër, asnjë person tjetër nuk e ka përmend emrin tim dhe nuk është marrë me mua”, ka thënë ai.

Ai vazhdon të besojë se i tërë procesi kundër tij ka qenë i orkestruar politikisht.

Orkestrimit politik, sipas tij, i prin kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili vepron nën urdhrat e eprorëve të tij.

I pyetur se kush e udhëheq atë, Hasani përgjigjet se “dihet se kush e ka pru Lumezin”.

Kujtojmë se Hasani u dënua me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për nevojat e Universitetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat