Kushëriri i Sami Lushtakut i arrestuar për kërcënim - zyrtar i lartë shtetëror

Aktuale

Kushëriri i Sami Lushtakut i arrestuar për kërcënim - zyrtar i lartë shtetëror

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:05
Shaban Lushtaku

Kur biznesmeni Naim Sallahu kishte dështuar që ta bind shefin e OSHP-së, Blerim Dina, që të takohet me kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, dhe Dina kishte arritur me vrap të hynte në objektin banesor ku jeton.

Pas disa minutave tek banesa e tij ishte shfaqur Shaban Lushtaku, kushëriri i të parit të Skenderajt. Përderisa Sallahu është biznesmen që ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, Shaban Lushtaku është zyrtar i lartë i shtetit.

Pamjet nga video e sigurisë tek hyrja e ndërtesës ku banon Dina, i ka publikuar Insajderi, dhe aty shihet Shaban Lushtaku që së bashku me një person tjetër të pa identifikuar gjejnë numrin e banesës së Dinës, dhe më pas i vetëm, Lushtaku i shkon tek dera Dinës.

Lushtaku dhe Sallahu janë arrestuar për këtë kanosje dhe kërcënim dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shaban Lushtaku, sipas avokatit të tij, Ilir Ramaj, është zyrtar i lartë i shtetit.

“Ai ëshë i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është udhëheqës i sektorit për regjistrimin e automjeteve”, ka thënë Ramaj.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse avokati Ramaj, do të bëjë ankesë qysh të premtën, që klienti i tij të lirohet nga paraburgimi.

“Do ta bëjë nesër ankesën. Klienti im nuk ka asnjë interes të largohet nga shteti. Ka një adresë dhe është person publik, prandaj nuk është e nevojshme paraburgimi”, ka thënë Ramaj.

Sipas Ramajt, prokuroria “nuk ka prova për të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se klienti i tij ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se Lushtaku dhe Dina njihen qysh moti, pasi kanë punuar së bashku në MPB.

Dina nuk e ka mohuar që njihet me Lushtakun, por ka thënë të mos e ketë mik që ia di banesën.

“Miku nuk të fton me zor me pi kafe”, kishte thënë Dina për Insajderin.

Sipas fjalës së avokatit Ramaj dhënë në gjykatë, e të cilin e ka Insajderi, thuhet se ndaj tij ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale, në marrëveshje, për të kryer veprën penale, detyrim.

“Sa i përket marrjes në pyetje në Polici, i m rojturi im është njoftuar për veprën penale të kanosjes, ndërsa për kërkesën e Prokurorisë ceket një vepër tjetër. Në bazë të nenit 187 ku ceket se gjykata mund të caktoj paraburgimin ndaj personit vetëm nëse në mënyrën e qartë ka gjetu se ekzsiton dyshimi i bazuar se personi ka kryer veprën penale, ku ai fsheh identitetin e tij…. i mbrojturi im me të dëmtuarin njihen qysh para 10 viteve”, thuhet në fjalën e avokatit.

Sipas Ramajt, Shaban Lushtaku “i ka premtuar gjykatës se do të vijë sa herë që do ta ftojë gjykata dhe se i njëjti është i martuar dhe ka familje, që është mbajtës i saj”.

“Andaj i propozoj gjykatës që ndaj të mbrojturit tim, ti caktohet ndonjë masë tjetër alternative, masa e arrestit shtëpiak, apo ndonjë mase tjetër pasi që i njëjti është në vend të punës”, thuhet në fjalën e avokatit.

Arsyeja pse gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim biznesmenit Sallahu dhe Shaban Lushtakut, ka të bëjë me arsyetimin e Prokurorit se  “me gjetjen e të dyshuarve në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të arratisen, ku dyshohet se në kryerjen e kësaj vepre penale, kanë marrë pjesë edhe dy persona të tjerë të panjohur të cilët ende janë në arrati, dhe nëse të njëjtit janë të lirë, ekziston rreziku i ikjes”./Insajderi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat