Inaugurohet Qendra e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Aktuale

Inaugurohet Qendra e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 06:54
Pallati i dejtësisë

Sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë hw hyrjen kryesore e ndërtesës A mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës së re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës. 

Kjo ngjarje organizohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë. 

Qendra e re e të dhënave është ndërtuar në kuadër të projektit SMIL (Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve) në kuadër të përgatitjes së infrastrukturës harduerike për të mundësuar dixhitalizimin e procesit të punëve në gjykata dhe prokurori. 

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët e sistemit gjyqësor, prokurorial, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, një delegacion nga Administrata Gjyqësore e Norvegjisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi të cilët janë duke financuar projektin e SMIL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat