Dita e fundit e fushatës zgjedhore

Aktuale

Dita e fundit e fushatës zgjedhore

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:59
Pamje nga fushta

Subjektet politike sot përmbyllin fushatën elektorale e cila zgjati një muaj. Nesër është heshtja zgjedhore, kurse, të dielën votohet për zgjedhjet lokale.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, deri tash janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë dhe se një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndjeshme janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-së nëpër komuna. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli takon përfaqësuesit e bizneseve. (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 10:00)

PDK mban tubim përmbyllës në Skenderaj. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:30)

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari përmbyllë fushatën “nga sofra e shtëpisë”. (Shtëpia e kandidatit në Prekaz, ora 14:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli prezantohet live në Facebook. (Ora 14:00)

AAK tubim me qytetarë në Gjakovë. (Palestra e Sporteve "Shani Nushi", ora 16:00)

PDK mban tubimin përmbyllës në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, ora 18:00)

AAK tubim me qytetarë në Pejë.  (Palestra e Sporteve "Karagaq", ora 18:00)

AKR mban aktivitete përmbyllëse të fushatës zgjedhore. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 18:00)

VV mban tubim përmbyllës zgjedhor në Prishtinë. (Salla e sporteve e Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

AAK tubim me veteranë, invalidë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve në Deçan. (Restorant “Maturanti”, ora 20:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat