“Perëndimi ka filluar ç ‘kapjen nga krimi e korrupsioni oligarkik në dy shtetet shqiptare”

Aktuale

“Perëndimi ka filluar ç ‘kapjen nga krimi e korrupsioni oligarkik në dy shtetet shqiptare”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Pas fillimit publikimit të hetimeve nga drejtësia italiane për rrjetin ballkanik të drogës në Itali nga ana e njerëzve të afërm më ish-ministrinë e brendshëm, Saimir Tahiri, profesori universitar Vigan Qorrolli ka shkruar se tani më perëndimi ka filluar pastrimin e dy shteteve shqiptare nga ana e krimit dhe korrupsionit.

“Nga sot, bota e civilizuar, pra perëndimi, nisi betejën e rëndë e të gjatë – të ç ‘kapjes nga krimi e korrupsioni oligarkik – për të dy shtetet shqiptare. 
Së pari do ta ujdis Shqipërinë. Pastaj Kosovën”, ka shkruar Qorrolli. 

Ky është komenti i tij i plotë në facebook:

NGA SOT, bota e civilizuar, pra perëndimi, nisi betejën e rëndë e të gjatë – të ç ‘kapjes nga krimi e korrupsioni oligarkik – për të dy shtetet shqiptare. 
Së pari do ta ujdis Shqipërinë. Pastaj Kosovën. 
Kosova do ta pres njëherë Gjykatën Speciale – tek pastaj do të nis puna e përballjes së fortë me krimin, ku janë të zhytur këmbë e krye, njëlloj si në Shqipëri, përveç politikanëve, edhe gjyqtarë, prokurorë, policë, e çfarëdo soji tjetër i njerëzve të ligë.
Populli ynë shqiptar, andej dhe këndej Drinit – do të jetë i lirë atëherë kur t'i heq qafesh pa derdhur gjak – sundimtarët e zhytur në krim.
Këtë falë Zotit, edhe njëherë, do ta bëjë PERËNDIMI./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat