Policia jep detaje për gjuajtjen me armë mes policisës dhe një personi dje në Prishtinë

Aktuale

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë mes policisës dhe një personi dje në Prishtinë

Nga: Bota Sot Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi e ka kapur duke vjedh një veturë. Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari, duke tentuar të arratiset, ka goditur me veturën e tij ka goditur tre zyrtarë policorë dhe është aksidentuar me automjetin zyrtar.

Si pasojë, e gjuajtjes me armë të zjarrit ndaj të dyshuarit, janë lënduar edhe policët.

“Rr. “Idriz Gjilani”, Prishtinë 19.10.2017-05:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar ta vjedhë një veturë dhe në përpjekje për t’u arratisur, me veturën e i tij ka goditur tre zyrtarë policorë dhe është aksidentuar me automjetin zyrtar. Zyrtarët policorë janë detyruar që ndaj të dyshuarit, ta përdorin armën e zjarrit, me qëllim të evitimit të veprimeve të rrezikshme. Si pasojë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë njoftuar autortitetet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat