Haxhi Shala përplaset keq me zyrtarin e lartë të AAK-së: Falë Nismës Ramushi...

Aktuale

Haxhi Shala përplaset keq me zyrtarin e lartë të AAK-së: Falë Nismës Ramushi...

Nga: B.S Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:24
Haxhi Shala

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga AAK,  Lulzim Kabashi, në njërën nga intervistat televizive, ka deklaruar se NISMA ka marrë hise në qeveri më shumë se sa i takon.

Kjo deklaratë e tij, ka nxitur reagimin e deputetit nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala. Ai përmes një postimi në facebook, ia ka bërë të qartë zyrtarit të AAK-së, se falë Nisma-së, Ramush Haradinaj është bërë kryeministër.

“Më vjen keq që një zyrtar i lartë i AAK-së siç është Luli të thotë diçka të tillë.  I them Lulit dhe të gjithë atyre që mendojnë sikur ai, se është Nisma ajo që e ka bërë të mundur që Ramush Haradinaj sot të jetë kryeministër. Lul, falë qëndrimit konsekuent të Nismes dhe kryetarit Limaj, ti dhe AAK jeni në pushtet qëndror.”, ka shkruar Shala, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Lul nëse nuk e din çka është mirënjohja, atëherë mos u bën mosmirënjohës

Mbrëmë në një debat televiziv në RTV Dukagjini kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi përpos tjerave e komentoi edhe pjesmarrjen e Nismës në qeveri. Ai tha se Nisma ka marrë hise në qeveri më shumë se që i takon. 

Më vjen keq që një zyrtar i lartë i AAK-së siç është Luli të thotë diçka të tillë. 

I them Lulit dhe të gjithë atyre që mendojnë sikur ai, se është Nisma ajo që e ka bërë të mundur që Ramush Haradinaj sot të jetë kryeministër.

Lul, falë qëndrimit konsekuent të Nismes dhe kryetarit Limaj, ti dhe AAK jeni në pushtet qëndror. 

Falë Nismës edhe ti ke pasur mundësi që gjatë kësaj fushate të bësh premtime për fushatën në të cilën ti je kandidat për kryetar.

Lul, mirënjohja është më e pakta që pritet në këto raste.
H.SH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat