Ramush Tahiri: Fushatë e qetë, por me premtime megalomane

Aktuale

Ramush Tahiri: Fushatë e qetë, por me premtime megalomane

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:39
Ramush Tahiri

Të qetë dhe me më pak akuza po e cilëson fushatën për zgjedhjet lokale të së dielës, analisti politik Ramush Tahiri.

Ai po thotë se fushata ka qenë më e mirë se çdo herë tjetër, pasi ka pasur më pak tubime masovike dhe akuza ndërmjet vete, e më shumë orientim rreth programit.

“Fushata ka qenë më e mirë se çdo herë tjetër pasi ka qenë më e qetë më e profilizime dhe më e vogël në numër në tubime masovike. Ka pasur më pak akuza dhe kudnërakuza ka pasur më shumë orientim rreth programit të ardhshëm dhe rreth vizionit.  Si mangësi që e konsideroj është se premtimet janë megalomane shumë të mëdha dhe nuk janë të mundshme që të realizohen.  Premtime të pa mbështetura’, ka thënë analisti Tahiri në një deklaratë.

Sipas Ramush Tahirit, programet qeverisëse nuk po kanë përcjellje buxhetore, duke shtuar se programet janë gati të njejta te secila parti.

“Ndonjëherë mangësioështë se nuk ka programe qeverisëse dhe përcjellje buxhetore për ato programe, dhe pak a shumë 80% e krejt programeve janë të njejta te secili subjekt apo parti. Pati premtimet sikur ajo e Pacollit për të ndërtuar qendër islamike që nuk varen nga komuna. Ndoshta ai e ka pasur vetëm të marrë vota nga një kategori e caktuar”, shtoi ai.

Tahiri po vlerëson se në shumicën e komunave do të ketë edhe balotazh. Kjo sipas tij pasi PDK-ja, LDK-ja dhe Vetëvendosja në shumicën e komunave e kanë ndikimin e barabartë.

Balotazhin ai e vë në dyshim vetëm në Skënderaj, Deçan dhe në Hanin e Elezit.

“Gjithsesi se në shumicën e komunave do të ketë balotazh. Nga fakti i thjeshtë se asnjë parti nuk i ka 50%, nuk e ka ndikimin në asnjë komunë. Pa balotazh mund të jenë Skënderaj, Deçan, e Hani i Elezit si komuna më të vogla .Komuna tjerat krejt shkojnë në balotazh, është e sigurt pasi kemi PDK-në, LDK-në, e VV-në që kanë ndikimin e barabartë”, ka deklaruar Ramush Tahiri.

Sipas tij, fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale duhet të kufizohet me një javë ose 10 ditë, pasi një muaj është shumë.

Zgjedhjet lokale mbahen të dielën, kurse nesër do të ketë heshtje zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat