Reshitaj: Do të funksionalizohet inspektorati lokal dhe qendror

Aktuale

Reshitaj: Do të funksionalizohet inspektorati lokal dhe qendror

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:29
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj me Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, Jan Braathu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka deklaruar se në bashkëpunim me komunat do të angazhohen në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ndërtimet pa leje rreth tyre, si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror në mënyrë që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike që ka vendi ynë.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, kujdesin ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore, fuqizimin e inspektoratit si dhe planifikimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe mision të suksesshëm në Kosovë Ambasadorit Jan Braathu, njëkohësisht vlerësoi lartë angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, dhënë institucioneve të Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Ambasadori Jan Braathu u shpreh i kënaqur me punën që ka filluar të bëjë ministrja dhe u zotua që do të përkrahë projektet që vijnë nga kjo ministri, duke pasur në fokus  aktivizimin e funksionimit të Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, hartimin e hartave zonale komunale, ndalimin e ndërtimeve pa leje, fuqizimin e inspektoratit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat