Gecaj-Haradinajt: Merrni vendimet e ‘mëdha’ që premtuat, zvarritja e demarkacionit nuk sjell vizat

Aktuale

Gecaj-Haradinajt: Merrni vendimet e ‘mëdha’ që premtuat, zvarritja e demarkacionit nuk sjell vizat

Nga: B.S Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:45
Bajram Gecaj

Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave varet edhe nga zgjedhjet e të dielës.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se po flasin dokrra për kushtet për liberalizimin e vizave, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se qeveria duhet të jetë e guximshme t’i marrë vendimet e mëdha siç ka premtuar, pasi zvarritja e demarkacionit nuk i sjell vizat as nuk ua zgjatë mandatin.

Postimi i plotë:

UJKU DO MJEGULL

“Ujku do mjegull”, thotë populli. Leni more dokrrat e koncentrohuni në kushtet e përcaktuara qartë për liberalizimin e vizave....zvarritja e çështjes së demarkacionit as që do të na i sjellë ne vizat, por as që do t’ua zgjasë ju mandatin qeverisës në pafundësi...merrni guximin për vendimet e “mëdha”, ashtu siç edhe kishit premtuar... ????

"Haradinaj: Liberalizimi i vizave varet edhe nga zgjedhjet e së dielës"./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat