Ironizimi me detyrën e re të Lumezit: Mos i paq dajt e fortë

Aktuale

Ironizimi me detyrën e re të Lumezit: Mos i paq dajt e fortë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:19
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin e tij duke ironizuar me detyrën e re të kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit, i cili sot është caktuar si kryetar i provimit të Jurisprudencës nga Ministri i Drejtësisë.

Miftaraj ka thënë se është interesante fakti se kjo pozitë deri më tani është mbajtur nga kryetari i Gjykatës supreme ndërsa tash është ndryshuar.

“Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit propozohet për Kryetar te Komisionit për Provim te Judikatures, sipas propozimit te Ministrit te Drejtësisë Abelard Tahiri. Prej se mbahet provimi i judikatures ne Kosove, Kryetar i komisionit ka qene Kryetari i Gjykatës Supreme. Interesant, kjo praktike tash po ndrysho”, ka shkruar Miftaraj.

Ai më tej në një status në llogarinë e tij Facebook ka numëruar disa prej angazhimeve të Lumezit.

“Kryeprokuror i Shtetit; Anëtar i Këshillit Prokuroria të Kosovës; (sipas detyrës zyrtare), Kryetar i Akademisë së Drejtësisë (deri tash edhe kjo pozite ka qene e rezervuar për gjykatës- mos i paq dajte e forte se edhe këtu depërton); Anëtar i Bordit te Akademisë së Kosovës për Siguri Publike; (sipas detyrës zyrtare) Anëtar i Komisionit për mbikëqyrjen e NjIF ( sipas detyrës zyrtare) e tash si duket shpejt edhe; Kryetar i Komisionit për Provim te Judikatures. Nuk i përmenda edhe shume komisione te KPK ku është anëtar apo kryetar se dalin edhe me shume”.

“Shume krenar me Kryeprokurorin e Shtetit qe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe ka vullnetin me shërbye ne interes te popullit te Kosovës në gjithë këto pozita. Kjo është një sakrifice, andaj edhe duhet çapur përkrahje te fuqishme dhe te parezerve. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar kriter për viza ende. Shnosh”, ka shkruar Miftaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat