“Serbia po luan me dy karta, ja pse Kosova është humbëse nga dialogu”

Aktuale

“Serbia po luan me dy karta, ja pse Kosova është humbëse nga dialogu”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 tetor 2017 Në ora: 18:06
ilustrim

Që nga fillimi i diskutimi të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendi ynë ka qenë i vetmi që ka realizuar këto marrëveshje të nënshkruara në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun e Kosovës me Serbinë. Duke folur në lidhje me këtë, analisti politik, Gurakuçi Kuçi ka thënë se në këtë dialog e vetmja humbëse është Kosova, pasi që Serbia po luan me dy karta.

“Kosova në dialogun e saj me Serbinë, po shihet që pothuajse është humbëse në çdo sferë, dhe Bashkimi Evropian një garantues jo i drejtë i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet të dyja vendeve. BE-ja, poashtu me diplomacinë e saj realiste e shfrytëzoi injorancën diplomatike të Kosovës, për të tentuar ta kthejë Serbinë me orientim Perëndimor, përderisa Serbia luan me dy karta”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se SHBA-ja po tenton që të ndalë procesin e keq.

“Kosova ka mbetur pre e ekuilibrave të BE-së dhe Rusisë, duke iu shtuar kritere çdo ditë për çdo gjë vetëm për hatër të ekuilibrave dhe Serbia po del përfituese kryesore, SHBA-ja në anën tjetër tani tenton ta ndalë këtë proces të keq”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat