Berisha: Vota për PSDHK-në është votë për identitetin evropian të shqiptarëve

Aktuale

Berisha: Vota për PSDHK-në është votë për identitetin evropian të shqiptarëve

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 18:19
PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), sot në Klinë ka përmbyllur fushatën zgjedhore, ku kryetari kësaj partie, Ukë Berisha tha se angazhimi në politikë për të ishte një mision, ndërsa PSHDK-në e quajti identitetin evropian të shqiptarëve.

Ai tha PSHDK-ja është e vetmja parti shqiptare që është pjesë e familjes së madhe demokristiane evropiane dhe kërkoi mbështetjen për këtë parti, ndërsa deri këtu ka arritur me jo pak mund, pasi siç tha ai janë përballur me shantazhe të shumta dhe të ndryshme.

Berisha: PSHDK-ja u themelua për të ruajtur qenien shqiptare

“PSHDK-në dhe të ardhmen e saj, kurrë nuk mundet ta merr peng askush. Demokristianët e vërtetë i kanë kaluar të gjitha ato probleme që i patën më herët. Elektorati besnik i PSHDK-së nuk e tradhtoi në asnjë moment PSHDK-në. Demokristianët kanë luajtur rolin e vetë misionar për të mirën e Kosovës dhe në dobi të Kosovës. PSHDK-ja u themelua për të ruajtur qenien shqiptare, sot po bëhemi bashkë për të ruajtur identitetin shqiptar”, tha ai dhe shtoi se vota për PSDHK-në, është votë për identitetin evropian të shqiptarëve.

“Ju ftoj t’i bashkojmë jo vetëm votat, por edhe zemrat, ëndrrat shpresat tona. Prandaj na mbështetni fuqishëm si çdo herë, votoni për PSHDK dhe numrin 86 dhe kandidatët e juaj të preferuar për Asamble Komunale. Vota për PSHDK është votë për identitetin tuaj, dhe identitetin evropian të Kosovës”, tha Berisha.

Zëvendëskryetari i PSHDK-së, Zef Morina  theksoi se vlera dhe filozofia demokristiane është e pazëvendësueshme në trojet shqiptare, sepse ka një filozofi e cila buron prej shporetit dhe prej qenies njerëzore dhe kjo është dëshmuar prej themelimit të demokristianëve.

Morina: Klina është shembulli se si demokristianët duhet të punojnë

“Sot jemi këtu bashkërisht për të kërkuar që demokristianët e Klinës të jenë forca politike, e cila ka qenë në kohërat më të vështira. Është mëkat që sot demokristianët të mos e kenë peshën, të cilën e kanë pasur në kohërat më të rrezikshme. Sot demokristianët janë të unifikuar në mbarë Kosovën dhe shembull është Klina, se si demokristianët duhet të punojnë për të mirën e qytetarit, për të mirën e vendit dhe për të mirën e Klinës”, ka thënë Morina.

Ai shtoi se vota juaj do të jetë për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe ardhmen e Komunës së Klinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat