Ministri i PDK’së shpërfilli dyshimet e Enver Hasanit për Kryeprokurorin

Aktuale

Ministri i PDK’së shpërfilli dyshimet e Enver Hasanit për Kryeprokurorin

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:35
Enver Hasani, Aleksander Lumezi

Me propozim të Ministritë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi është caktuar kryetar i komisionit për provimin e Jurisprudencës. Duke shpërfillur kështu dyshimet që kishte bërë ish-rektori i UP-së, Enver Hasani, tashmë i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hasani i cili kishte qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në ditën që u dënua kishte publikuar një hulumtim të tij ku akuzonte Lumezin për falsifikim të provimit të Jurisprudencës.

Ai në këtë shkrim të publikuar kishte thënë se Lumezi kishte shkruar emrin e tij mbi një tjetër pasi ishte fshirë me llak të bardhë

“Emri Aleksandër Lumezi figuron si i vetmi që është falsifikuar, sepse është shkruar mbi një emër tjetër, i cili emër tjetër është i fshirë me llak të bardhë (“tipex”), që do të thotë se ka një emër tjetër nën emrin e Aleksandër Lumezit, e që duket qartë se është emër i një serbi”, thuhet në këtë shkrim.

Por vetëm dy ditë pas këtij publikimi ministri i drejtësisë, Tahiri e ka emëruar Lumezin si kryetar të komisionit për provimin e Jursprudencës.

“Aleksandër Lumezi – kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta penale, zëvendës Besim Kelmendi”, thuhej në njoftimin e qeverisë dërguar sot medieve.

 Ndërkohë që Lumezi shkrimet e Hasanit i quajti shpifje, ndërsa paralajmëroi padi ndaj Hasanit.

“Do ta autorizoj një avokat të ngrit padi për shpifje kundër Enver Hasanit dhe pres që padia e tillë të shqyrtohet nga gjykata sa më parë që është e mundur”, kishte deklaruar Lumezi.

Hasani u dënua nga Gjykata Themelore më 1 vjet burg me kusht në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për universitetin e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat