Visar Ymeri i kërkon Shpend Ahmetit të shtojë edhe një zotim

Aktuale

Visar Ymeri i kërkon Shpend Ahmetit të shtojë edhe një zotim

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:17
Visar Ymeri

Një numër i madh i simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbetur jashtë sallës ku po mbahet tubimi i kësaj partie, për shkak të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në tubimin përmbyllës të kësaj Lëvizje në Prishtinë.

Aktualisht po mbahet tubimi madhështor, të cilin me fjalim e nisi kryetari Visar Ymeri.

Në fillim të fjalimit të tij, ai ia drejtoi një kërkesë kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, të cilit i tha se duhet të zotohet për salla më të mëdha, pasi Vetëvendosje vetëm se do të rritet.

Më pas ai foli edhe për aktivistët e Vetëvendosjes që më nuk janë, si Mon Balaj, Arben Xheladini, Arbnor e Astrit Dehari.

Më pas kamerat kapën reagimin emocionues të familjarëve të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe babai i aktivistëve Arbnor e Astrit, Avni Dehari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat