Selim Pacolli përmbyll fushatën, shfaq përmbledhjen e gjithë muajit

Aktuale

Selim Pacolli përmbyll fushatën, shfaq përmbledhjen e gjithë muajit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:36
Selim Pacolli

Duke e krijuar një standard të ri të komunikimit në publik, me një fushatë e cila është cilësuar si më e mira nga opinionistët e shumtë por edhe publiku në përgjithësi, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli pak orë para heshtjes zgjedhore e ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një përshëndetja dhe urim për fitore të Plisave, por edhe të tij si kandidat.

https://web.facebook.com/selimpacolliofficial/videos/439161349819351/

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Selim Pacolli ka takuar qytetarë të shumtë, por edhe u ka shërbyer qytetarëve në cilësi të shumta. Së pari, duke u shfaqur në rolin e një taksisti, më pas si punëtorë i kompanisë Pastrimi me të cilët ka mbledhur mbeturinat në kryeqytet, e më pas edhe si gazetarë për të marrë mendimet më të sinqerta të qytetarëve për të si kandidat.

Mëposhtë është një video përmbledhëse e gjithë aktivitetit të tij elektoral gjatë periudhës një mujore.

https://web.facebook.com/selimpacolliofficial/videos/439122233156596/

Selim Pacolli është i vetmi kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet  zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale - kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat