Haxhiu e quan skandaloze deklaratën e ambasadorit të OSBE-së

Aktuale

Haxhiu e quan skandaloze deklaratën e ambasadorit të OSBE-së

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2017 Në ora: 11:41
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së shefit të Misionit të OSBE-së, ambasadorit Jan Braathu i cili ka thënë se serbët mund të votojnë me dokumente të Serbisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë deklaratë të ambasadorit të OSBE-së si skandaloze dhe të papranueshme.

Postimi i plotë:

Deklarimet e ambasadorit të OSBE-së, se në veriun e vendit tonë mund të votohet me dokumente të Serbisë janë të papranueshme dhe skandaloze. Së pari eshte i papranueshem fakti se si veriu gjithnjë shihet ndaras pjeses tjeter te vendit dhe se dyti deklarata se mund te votohet me dokumente te Serbise është qëndrim në kundërshtim me rendin juridik e kushtetues.

Institucionet e Republikes se Kosoves, gjegjesisht zyrtarët e përfshirë në administrimin e zgjedhjeve po ashtu edhe policia e prokuroria duhet të tregohen vigjilent dhe të qendrojne ne mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sovranitetit të Republikës, sikurse edhe të procesit zgjedhor në tërë territorin e Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat