Vazhdon përçarja e serbëve të Kosovës, Dveri thirrje publike për bojkotim të zgjedhjeve

Aktuale

Vazhdon përçarja e serbëve të Kosovës, Dveri thirrje publike për bojkotim të zgjedhjeve

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:29
Ilustrim

Këshilli i partisë serbe Dveri ka ftuar sot serbët që mos të dalin nesër në zgjedhjet lokale që mbahen në Kosovë.
Në një letër të hapur thuhet se me daljen në ato zgjedhje qytetarët i japin legjitimitet “okupimit të mëtutjeshëm të Kosovës”.

“Para nesh janë kohëra shumë të vështira për popullin serb, kështu që duhet të dalim mbi interesat personale dhe partiake me qëllim që të ruajmë Kosovën në kuadër të Serbisë”, thekson kjo parti.

Sipas tyre, edhe pse e dinë se qytetarët ndodhet nën presione të ndryshme, kërcënime dhe shantazhe, Dveri ju kërkojnë atyre dhe i inkurajojnë që të dielën, më 22 tetor mos të marrin pjesë në “tradhtinë historike të popullit”.

“Nuk lejojmë që për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë edhe për varret dhe trashëgiminë tonë, të vendosin kriminelët, hajnat dhe marionetat për interesa të tyre të ngushtë”, thuhet në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat