Qumështarët kërkojnë të mos vonohen subvencionet

Aktuale

Qumështarët kërkojnë të mos vonohen subvencionet

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:56
Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, të udhëhequr nga kryetari i kësaj Shoqate, Naser Bajraktari ne takim me Ramush Haradinajn

Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, të udhëhequr nga kryetari i kësaj Shoqate, Naser Bajraktari, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që mos të ketë vonesa në subvencionet e ndara për ta.

Ata theksuan se ngritja e cilësisë së qumështit ka bërë që situata me fermerët të jetë shumë më e mirë, por kërkuan të mos ketë vonesa në realizimin e subvencioneve. Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se do të japë mbështetjen maksimale të tij dhe qeverisë që drejton.

“Prodhuesit janë vija e parë e zhvillimit ekonomik, andaj do t’ju qëndroj afër me përkushtimin më të madh”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat