Eksperti i zgjedhjeve del me sondazh: Prishtina shkon në balotazh

Aktuale

Eksperti i zgjedhjeve del me sondazh: Prishtina shkon në balotazh

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:20
Prishtina

Eksperti i zgjedhjeve dhe njohësi i mirë i sondazheve zgjedhore, Bleron Baraliu përmes një postimi në Facebook ka paraparë se gara për Prishtinën nesër do të përfundojë me balotazh.

Ai vlerëson se i pari, në këtë rast Shpend Ahmeti s’do të mund të marrë më shumë se 42.7 për qind, kurse  dyti, që pritet të jetë Arban Abrashi pritet t’i ketë 29.3 për qind të votave.

I treti, me gjasë Lirak Çelaj mund të arrijë në 13.9 për qind, gjithmonë sipas sondazhit të Baraliut. Më pas më 5.8 për qind mund të jetë Arbër Vllahiu dhe 5.1 Selim Pacolli.

Postimi i plotë i Baraliut:

Çka e keni mbylle gojën diçka?

PR: 42.7, 29.3, 13.9, 5.8*, 5.1

Kësaj radhe s’kemi pas kohe aq, prandaj margjina e gabimit është pak me e larte se zakonisht:

1 stdev, 42.7 => 41.1 – 45.1;

2 stdev 42.7 => 40.0 – 48.1

Pra, PR pa balotazh është gjasa nen 2% probabilitet.

Thene ndryshe, lehte do te kisha vene bast ta zëmë 1 me 6 (7.0) qe PR shkon ne balotazh, pra t’i paguaj $1 nëse shkon, une $6 nëse nuk shkon.

Ndërsa në një postim tjetër ai ka dhënë këto parashikime:

Shkurt e shqip - beteja ka me qene e nxehte. Prognoza, krejt balotazh, e para shkronje del e para me %:

PR: V v L 
PZ: P v V (L shume afer) 
Suh: L v P (A dhe V jane mbrapa)
Pe: L v A
Gji: L v V
Mi: P v A/V (?)
Gja: A v V 
Fe: L v P (V shume afer)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat