"Përveq Skenderajt dhe Hanit të Elezit, shumica e komunave do të shkojnë në balotazh"

Aktuale

"Përveq Skenderajt dhe Hanit të Elezit, shumica e komunave do të shkojnë në balotazh"

Nga: H.Orana Më: 21 tetor 2017 Në ora: 22:13
Ilustrim

Nesër do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës. Këto zgjedhje pritet të sjellin ndryshime, në qeverisjen lokale.

Por kush do të jetë fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve dhe a do të thyhen basionet e partive politike/

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” thotë se zgjedhjet e përgjithshme kanë treguar se partitë politike më nuk basione të fuqishme sikurse dikur.

“Për rezultatet është vështirë të thuhet se cila parti do të fitojë më shumë, por PDK dhe LDK nuk do të fitojnë vota si në të kaluarën. Zgjedhjet e përgjithshme ishin një test për këto parti, dhe ato zgjedhje treguan që nuk ka më bastione të fuqishme të asnjë partie”, vlerëson ai.

Sipas analistit Krasniqi, fitues absolut nuk do të ketë nëpër komuna të Kosovës.

“Me përjashtim të Skënderajt që do të fitohet pa balotazh nga kandidati i pavarur Bekim Jashari, dhe në Han të Elezit që pritet të rikonfirmohet prapë Refki Suma, shumica e komunave tjera është shumë e sigurt që do të shkojnë në balotazh. Garë të ashpër do të ketë mes gjitha atyre partive që arrijnë të shkojnë në balotazh, dhe në balotazh do të fitojë ai kandidat që është më i pëlqyer tek elektorati, ose ai kandidat që krijon aleanca me partitë e tjera”, vlerëson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat