Ja ku do të votojnë liderët e partive nesër

Aktuale

Ja ku do të votojnë liderët e partive nesër

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 22:55
Albin Kurti

Nesët mbahen zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës. Më shumë se qytetarët, përfaqësuesit politikë e shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre, për të votuar bashkëpartiakët.

Më poshtë gjeni se ku do të votojnë disa nga ta:

-Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti voton në Prishtinë. (Vendvotimi në Fakultetin Juridik, ora 9:00)

-Kandidatja për Kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, znj.Valdete Idrizi do të shpreh të drejtën e votës në Mitrovicë. (Shkolla Fillore “Andon Z. Çajupi”, ora 9:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të votojë në Prishtinë. (Vendvotimi në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” , ora 9.30)

-Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, voton në Gjilan ku me pas edhe do të deklarohet për mediat. (Shkolla fillore “Abaz Ajeti”, ora 10:00)

- Kryeministrii Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 10:00)

- Kandidatit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli do të votojë në Hajvali. (Shkolla fillore "Shkendija", ora 10:00)

- Kandidatit i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti do të votoj në në fshatin Poturovc të  Lipjanit. (Qendra e Votimit në Poturovc, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 11:00)/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat