Abdixhiku: LDK ka angazhuar 6 mijë vëzhgues

Aktuale

Abdixhiku: LDK ka angazhuar 6 mijë vëzhgues

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 07:54
Lumir Abdixhiku

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media tha se LDK e vlerëson të rregullt procesin zgjedhor, i cili deri tani ka ecur mbarë e mirë.

Abdixhiku i  ftoi qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Abdixhiku: Angazhuam 6 mijë vëzhgues

 “LDK për këtë proces ka angazhuar diku 6 mijë  vëzhgues. 2500 anëtar kryesues të këshillave të vendvotimeve. Ne shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë këta vëzhgues dhe vëzhguesit tjerë vendor dhe ndërkombëtar,  që përkujdesen sot për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe arritjen e standardeve demokratike. Deri më tani sipas të dhënave zyrtare dhe të vëzhguesve dhe komisionerëve tanë,  procesi ka ecur mbarë e mirë, përveç rastit të Deçanit ku në 14 qendra të votimit  ka pasur  ngatërresë të vulave.  Sipas informacioneve. Por problemet me këto ngatërresa janë zgjidhur. Ne dëshirojmë të uroj që ky proces të ec sa më mbarë e mirë“, tha ai.

Në zgjedhjet lokale LDK garon me kandidatët e saj në të gjitha komunat e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat