Daka: Vendvotimet u hapën në ora shtatë, raportohet për një parregullsi në Mitrovicë

Aktuale

Daka: Vendvotimet u hapën në ora shtatë, raportohet për një parregullsi në Mitrovicë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 07:56
Valdete Daka në konferencën për media

(E plotësuar) - Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë të ditur se në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit me rregull në gjithë Kosovën.

Daka bëri të ditur se në një vendvotim në shkollën fillore “ Bislim Hajdari”, në Kaqandoll të  Mitrovicës së Jugut ka pasur mungesë të listës votuese, por sipas saj edhe kjo telashe është duke u zgjedhur.

Daka: Qendra e votimit janë hapur në ora 07:00

“Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit  për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, kemi pasur një pengesë të vogël në Mitrovicën e Jugut ku në një vend votim në Kaqandoll , në shkollën fillore “Bislim Hajdari ka munguar lista votuese dhe kjo është duke u sanuar”, tha ai.

Në zgjedhjet lokale të ditës së sotme kanë të drejtë vote 1 milion e 890 mijë e 952 votues, derisa, do të jenë 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar më shumë se 33 mijë vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin zgjedhor.

Daka: Vendvotimet u hapën në ora shtatë, raportohet për një parregullsi në Mitrovicë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka përmes një konference të shkurtër për media ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet nëpër Kosovë, derisa tregon për një problem me listat e votuesve në Mitrovicë të Jugut,

Në konferencë për media ajo ka thënë se në vendvotimin në shkollën “Bislim Hajdari” ka munguar lista përfundimtare e votuesve.

Konferenca e radhës do të jetë në orën 11:30.

Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban konferencën e parë për media, ku do të njoftohet lidhur me hapjen e vendvotimeve në Republikën e Kosovës.

Konferenca po mbahet në qendrën mediatike të KQZ-së.

Përndryshe, në gjithë Kosovën janë 899 qendra votimi ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat