Policia: Deri më tani procesi është duke shkuar qetë

Aktuale

Policia: Deri më tani procesi është duke shkuar qetë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:52
Baki Kelani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri në këto momente i gjithë procesi është duke shkuar qetë.

“Sa i përket anës së Policisë së Kosovës gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve operacionale policore. Të gjithë zyrtarët policorë kanë dalë nëpër detyrat e tyre të caktuara me plan dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Kelani.

Procesi i votimit ka filluar në ora 07:00, deri më tani procesi zgjedhor është duke ecur në mënyrë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat