Thaçi inkurajon qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Aktuale

Thaçi inkurajon qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Nga: A.S Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:23
Hashim Thaçi me gruan dhe djalin e tij

( E plotësuar) - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten, Lumnije Thaçi dhe djalin Endritin, kanë kryer obligimin qytetar, duke votuar kështu për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Thaçi , e ka vlerësuar këtë ditë si ditë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për qytetarët duke i inkurajuar që të dalin dhe të votojnë në mënyrë sa më masive.

Thaçi: Është fillim i mbarë sot

“I uroj qytetarët e  Kosovës për këtë ditë të veçante , gjithashtu dëshiroj të i inkurajoj për  votim më masiv, pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm , për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare. Dëshiroj të falënderoj KQZ-në dhe gjithë mekanizmat që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve , fer të lira dhe demokratike . Është një fillim i mbarë i ditës sot , shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizimi politik , shoqëria civile, mediat , KQZ-ja, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm.” tha Thaçi.

Presidenti ka votuar në shkollën fillore  “Faik Konica” në Prishtinë.

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas kryerjes së procesit të votimit, ka mbajtur një fjalim për media.

Ai ka thënë se qeverisja lokale është shumë e rëndësishme.

“Dëshiroj që ti uroj qytetarët [për këtë ditë të veçantë. Dëshiroj ti inkurajoj për një votim më masive për këtë proces të rëndësishëm të qeverisjes lokale. Dëshiroj të falënderoj KQZ dhe institucionet e tjera të që kanë punuar për përgatitjen e zgjedhjeve”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat