Veseli: Sot, qytetarët vendosin kush do t’i qeverisë për katër vite

Aktuale

Veseli: Sot, qytetarët vendosin kush do t’i qeverisë për katër vite

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:03
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Veseli, pasi ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij Violetën në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, tha se qytetarët do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Veseli: Ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar

“Ditë vërtet shumë e bukur dhe në të njëjtën kohë me qenë krenar për vendin ku kemi arritur si demokraci në mënyrë të qetë, të emancipuar. Do të fitoj ai që është më i miri, ajo që është më kryesore po ecë një proces shumë pozitiv, ka qenë një fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe të ecim të përfundojmë në këtë mënyrë që të shkojë deri në fund vullneti i qytetarëve tanë. Ftoj qytetarët në mënyrë sa më masive që t’i përgjigjen votimit, është përgjegjësi kushtetuese, është e drejt e tyre, ata do të vendosin kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme, ndërsa ne politikanet do të jemi në shërbimin e tyre”, tha Veseli.

Ai ka falënderuar edhe mediat për korrektësinë dhe profesionalizmin, duke thënë se janë shembull për regjionin.

Votimi i Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po voton në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Përndryshe, PDK garon në këto zgjedhje me 1000 kandidatë për Kuvende Komunale dhe për kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat