Daka: Deri në ora 11:00 , votuan 182 mijë e 40 votues

Aktuale

Daka: Deri në ora 11:00 , votuan 182 mijë e 40 votues

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:33
Konferenca e KQZ-së

(E plotësuar) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka njoftuar se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve.

Daka: Deri në ora 11 votuan 182 mijë e 40 votues

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike  nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve . Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit  2013-të , njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 përqind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, tha Daka

E pyetur për problemet me vula Daka tha se është bërë një ngatërrim , gabimet i bëjnë njerëzit, dhe se sipas saj ky problem është sanuar dhe procesi po vazhdon me rregull. Ndërsa sa i përket incidentit që ka ndodhur në Kllokot, ajo ka thënë se KQZ-ja nuk ka informata se kanë ndodhur incidente.

Daka: KQZ-ja nuk ka informata për incidente

“Sa i përket ngatërrimit të vulave unë më duket se e dhashë një prononcim për media . Kjo ka qenë një ngatërresë , jemi njerëz dhe në këtë proces janë të involvuar diku rreth 20 mijë komisionerë, të  cilët normalisht edhe ata janë njerëz, sepse secili vendvotime  ka vulën e vet të veçantë . Kjo është bërë për shkaqe të rritjes së sigurisë prandaj ka ardhur edhe deri te kjo ngatërresë . Kjo është sanuar dhe votimi ka vazhduar me rregull. Në fakt ne nuk e kemi këtë informatë , KQZ nuk e ka këtë informatë. Në qoftë se ka ndodh diçka e tillë është çështje e organeve të rendit dhe sigurisë, prokurorisë dhe policisë . Ne nuk mundemi me i komanduar 20  njerëzit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në vend votime”, tha Daka.

Ndërsa e pyetur për mënyrën e votimit të ish kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me ID të universitetit, ajo ka thënë shkurt se Këshilli i vendvotimit e mbanë përgjegjësinë se si aplikohet ligji në ditën e zgjedhjeve.

Daka tregon sa qytetarë votuan deri në orën 11

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e dytë për media për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor tha se procesi zgjedhor po kalon normalisht. Ajo tha se në bazë të dhënave në qendrat e votimit deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës apo 10.05% e votuesve.

Gjatë ditës pritet të mbahen edhe dy konferenca nga KQZ-ja.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban konferencën e dytë për media, ku pritet të njoftohet lidhur pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca po mbahet në qendrën mediatike të KQZ-së.

Përndryshe, në gjithë Kosovën janë 899 qendra votimi ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat