Limaj: Sot është një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët

Aktuale

Limaj: Sot është një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:44
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, i cili sot ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tha se sot është një ditë e mirë, një mundësi e madhe për gjithë qytetarët e Republikës ë Kosovës, për të vendosur kush do t’i drejtojë përfaqësoi në nivel lokal në gjithë asambletë anembanë të Kosovës.

 Ai shpreson që përzgjedhësit të jenë zë i zgjidhjes së problemeve për të gjithë qytetarët.

Limaj: Qytetarët t’i votojnë ata që janë zëri I zgjedhjes së problemeve dhe telasheve

“Pres dhe shpresoj që të gjithë qytetarët e Kosovës do të marrin vendimin e duhur dhe do të përzgjedhin, të cilët vërtet do të jenë zëri I zgjidhjes së telasheve dhe problemeve të tyre në nivel lokal. Suksese dhe uroj që ky proces ashtu siç ka filluar të përfundoj dhe uroi që të kemi drejtues lokal si në asamble ashtu edhe për drejtues komunash, pra njerëzit të cilët do të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë”, theksoi Limaj.

Votimi i Fatmir Limajt

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj po voton në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Nisma në këto zgjedhje po merr pjesë me 716 kandidatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat