Ndërrohet një kuti me vrima në “Faik Konica”

Aktuale

Ndërrohet një kuti me vrima në “Faik Konica”

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:59
ilustrim

8 mijë e 13-të  votuesë kanë të drejë vote në këtë qendër Në një nga qendrat më të mëdha të vendvotimeve ” Faik Konica” në Prishtinë ka pasur një fluks të qytetarëve që kanë shkuar për të votuar. Përveq qyetarëve kanë votuar edhe zyrtarë instucionesh në mesin e tyre ka qenë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pastaj edhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Pritet që te votojnë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli më pas edhe lideri i NISMA-së Fatmir Limaj.

Të drejtë vote kanë 8 mijë e 13 votuesë ndërsa deri tash kanë votuar 699. Menaxherja e kësaj qendre tha se qytetarët kane filluar të votojnë qysh në orën 7 të mengjesit. “Në mëngjesin e hershem ka qenë një kuti gabim teknik, ka pasur dy vrima por ajo brenda dy minuta është ndërruar” ka theksuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat