VV: Deri në ora 12 kanë votuar 22 mijë qytetarë në Prishtinë

Aktuale

VV: Deri në ora 12 kanë votuar 22 mijë qytetarë në Prishtinë

Nga: A.S Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:15
Hoxha dhe Kurteshi

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media, e para për sot bërë të ditur se deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident apo parregullsi nëpër vendvotimet e komunave të Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Ismajl Kurteshi duke theksuar se kjo ditë është e rëndësishme për të gjitha komunat e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, e veçmas të rinjtë ta shfrytëzojnë si është më së miri obligimin e tyre qytetarë dhe kushtetues. 

Ai tha se procesi zgjedhor po ecën normalisht dhe nuk ka ndonjë problem që ia vlen të përmendet, sepse janë të interesuar si subjekt politik që këto zgjedhje të jenë sa më demokratike.  

Kurteshi: Jemi të interesuar që këto zgjedhje të jenë sa më demokratike 

“Urojmë posaçërisht votuesit e ri që për herë të parë të dalin në vendet e tyre që edhe ata të bëhen pjesë e vendimmarrjes shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre nëpër komunat e tyre. Ne si Lëvizje Vetëvendosje angazhohemi që kjo ditë e veçantë për Kosovën të kalojë  e qetë dhe pa asnjë problem. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, që të marrin pjesë në votime, sepse është kohë e mirë dhe e përshtatshme, ku nuk ka punë më të rëndësishme për asnjë qytetarë se sa të del në votime. Sa më I madh që të jetë numri I atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor, zgjedhjet do të jenë më demokratike dhe në jemi shumë të interesuar që këto zgjedhje të jenë demokratike, të jenë të qeta, të jenë të drejta dhe të jenë në interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurteshi. 

 Ndërsa, Ylli Hoxha nga kjo Lëvizje iu ka bërë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë syçelë edhe në orët e ardhshme që të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat. 

Hoxha: Deri tash nuk ka incidente të theksuara

“Kjo është një shenjë e konfirmimit të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës, konfirmimit demokratik për zgjedhjen e tyre të lirë. Në këtë ditë të bukur duhet angazhuar edhe më tutje në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kryejnë detyrën e vet dhe ta japin votën e vet, vullnetin e vet për të ardhmen e Prishtinës. Sot e ardhmja e Prishtinës, është në duart e tyre. I ftoj të gjithë ata që në orët e ardhshme të gjithë të dalin ta japin votën. Procesi nuk ka shënuar incidente të theksuara, në disa raste sporadike janë menaxhuar me sukses nga komisionarët dhe vëzhguesit tanë nëpër vendvotime. I bëjë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë sy çelë edhe në orët e ardhshme të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat, po ashtu ne do të jemi në funksion të kësaj mbarëvajtje me gjithë kapacitetet tona organizative”, tha Hoxha.\

***

Në një konferencë për media, shefi i shtabit të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka thënë se deri në ora 12 në Prishtinë ka votuar 22 mijë qytetarë.

Prishtina deri në orën 12 ka nxjerrë 22 mijë votues. Nuk ka shënuar incidente të theksuara.  I bëj thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të zbatojnë ligjin dhe procedurat zgjedhore.

Nga ana tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi tha se procesi zgjedhor deri më tani ka qenë i qetë.

“Kemi raporte jashtëzakonisht të mira se procesi zgjedhor po ec shume mirë. I ftojmë të gjithë qytetarët në votime sepse është një kohë shumë e mirë. Nuk gjë më e rëndësishme se sa sot qytetarët të dalin në zgjedhje”, tha Kurteshi.

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media, ku do të flitet për procesin e deritashëm zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat